fbpx

NË BUJANOC EDHE 38 RASTE TË REJA ME COVID – 19

Bujanoc 24 janar 2022. – Në 24 orët e fundit në Bujanoc janë konfirmuar edhe 38 raste të tjera të infektimit me me virusIN Covid – 19, thuhet në raportin e sotëm të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.

Gjatë fundjavës janë regjistruar 85 raste të reja, ndërsa nga fillimi i muajit janë konfirmuar 322 raste – më së shumti që nga fillimi i pandemisë.

Në Ambulancën Kovid të Bujanocit të dielën janë kryer 111 ekzaminime – 102 të rritur dhe 9 fëmijë, ndërsa numri i përgjithshëm i ekzaminimeve që nga fillimi i muajit është 2.599.

Nga territori i qarkut të Pçinjës, për Covid-19 janë testuar 629 persona.

Analizat treguan se 394 persona ishin të infektuar me këtë virus, ose 62.6 për qind.

Nga ky numër, më së shumti pacientë të rinj janë regjistruar në Vranjë-245, pasuar nga Vlladiçin Hani me 37, Surdulica me 30 dhe Tërgovishta me 20.

Nga analizat e djeshme bëhet e ditur se Presheva dhe Bosilegradi janë komuna me nga 12 persona të sapoinfektuar.

Në spitalet Covid të Vranjës për trajtim spitalor janë shtruar 46 pacientë, të gjithë pozitivë në Covid – 19 dhe me pneumoni.

29 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.

Gjatë ditës së kaluar për trajtim spitalor janë pranuar 5 pacientë, ndërsa dy janë lëshuar nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published.