fbpx

NË BUJANOC REKORD I RI, PËR NJË DITË 51 TË PREKUR NGA COVID – 19

Bujanoc 24 janar 2022. – Të hënën në Bujanoc është shënuar rekord i ri në numrin e rasteve të konfirmuara me Covid – 19. Nga 108 persona të testuar nga territori i komunës së Bujanocit, 51 kanë rezultuar pozitivë, përkatësisht 47.2 për qind, kanë thënë për Buajnovaçke nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoc.

Në 24 orët e fundit, në Ambulancën Kovid në Bujanoc, është kryer numër rekord, prej 267 ekzaminimeve, – 231 të rritur dhe 36 fëmijë, ndërsa numri i përgjithshëm i ekzaminimeve gjatë muajit janar është rritur në 2866.

Që nga fillimi i vitit janë regjistruar 373 raste pozitive ndërsa që nga fillimi i epidemisë në mars 2020 nga ky virus janë prekur 2931 persona.

Siç ka shkruar më herët Bujanovaçke, për tri javët e janarit, janë regjistruar pesëfish më shumë njerëz të prekur nga ky virus, se sa në tërë dhjetorin e vitit të kaluar.




Leave a Reply

Your email address will not be published.