fbpx

NËNKRYETARI I PDK-ës: MË MIRË SHKËMBIM TERRITORESH SE AKS

Bujanoc 26. janar 2022. (Foto: lajmi.net) – “Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet t’i bashkohen Kosovës dhe veriu i Kosovës t’i bashkohet Serbisë”, tha Ramë Buja, nënkryetar i njërës prej partive më të mëdha të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i partisë së udhëhequr nga Kadri Veseli, deri para nisjes së tij për në Hagë, është pro shkëmbimit të territoreve me Serbinë, në vend të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, transmeton portali Lajmi.net.

– Nëse tri komunat në veri kanë pushtet ekzekutiv, nuk do ta lënë kurrë të qetë Kosovën. Problem i madh është mundësia e lidhjes së tyre fizike me Serbinë, ndërsa Çagllavica, Graçanica dhe vende të tjera nuk paraqesin rrezik. ”, ka thënë Buja në emisionin “Kontekst” në ATV.

Sipas tij, në vitin 2001 ai ka ngritur çështjen e shkëmbimit të territoreve dhe për këtë ka biseduar edhe me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

– Në vend të AKS – së me kompetenca ekzekutive, unë jam për shkëmbimin e territoreve, që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, dhe veriu i Kosovës t’i bashkohet Serbisë – tha Buja, ish-ministër i Qeverisë në Prishtinë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *