Bujanoc 27. janar 2022. Policia në Tërnoc ka konfiskuar 300 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar pesë persona për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, njofton MPB.
Janë arrestuan E. N. (1972), M. A. (1987), F. L. (1993), B. S. (1982) dhe A. T. (1953).
Të dyshuarit janë arrestuar në tentativë për pranim – dorëzimit të marihuanës, të cilën e kanë transportuar me furgon në rrugën mes Tërnoci dhe fshatit Turi, ndërkaq gjatë kontrollit të ambienteve dhe automjeteve që kanë përdorur, janë gjetur 87 pako me marihuanë, të përgatitura për shitje të mëtutjeshme.
Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas do të dërgohen në prokurorinë kompetente brenda afatit ligjor.
– Pjesëtarët e Shërbimit kundër drogave sekuestruan një tjetër zinxhir të trafikut të drogës duke sekuestruar 300 kilogramë marihuanë në Tërnoc dhe arrestuan dilerët e drogës. Me këtë aksion të suksesshëm të konfiskimit të drogës në Tërnovc, policia serbe edhe një herë tregoi se nuk ka vend, qytet apo fshat në Serbi ku të mos aplikohet dhe zbatohet ligji. Policia serbe ka treguar se ligji është i vlefshëm në çdo pjesë të vendit tonë dhe se askush nuk do të mund t’i anashkalojë dhe shmang ligjet tona – theksoi me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin.