NË BUJANOC 56 RASTE POZITIVE – MË SË SHUMTI NGA FILLIMI I PANDEMISË

Bujanoc 27. janar 2022. Pas testimit të mërkurën në Bujanoc janë konfirmuar 56 raste të reja të infektimit me Covid-19, dhjetë më shumë se një ditë më parë, thuhet në raportin e fundit nga Shtëpia e shëndetit.

Rekordi në numrin e të infektuarve në baza ditore është thyer për herë të dytë gjatë kësaj jave, gjatë së cilës janë infektuar 153 banorë të Bujanocit.

Që nga fillimi i vitit është konfirmuar një numër rekord i të infektuarve – 475.

Në Ambulancën Kovid në Bujanoc në 24 orët e fundit janë kryer 255 ekzaminime – 203 të rritur dhe 52 fëmijë.

Numri i përgjithshëm i vizitave mjeksore në janar është 3404.

Që nga fillimi i epidemisë në territorin e komunës së Bujanocit janë regjistruar 3.032 raste me Covid – 19.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *