PAGAT NË BUJANOC PËR 21.000 DINARË MË TË ULËTA SE MESATARJA REPUBLIKANE

Bujanoc 27. janar 2022. Paga mesatare neto në komunën e Bujanocit në nëntor të vitit të kaluar ishte 48.342 dinarë dhe është më e ulët për gati 21.000 dinarë se mesatarja e vendit (69.136), sipas raportit të fundit të Entit republikan statisatikor (ERS).
Sipas të dhënave zyrtare, Bujanocasit qëndrojnë më mirë me të paga se banorët e komunës së Preshevës, të cilët janë në vendin e fundit në rrethin e Pçinjës, me të hyra prej 46.954, por edhe se banorët e Banjës së vranjës, ku mesatarja është 47.421 dinarë.

Paga mesatare më e lartë në në nivel Qarku është në Vranjë – 55,719, pasuar nga Surdulica me 52,295 dhe Vlladiçin Hani me 53,478 dinarë.

Me një mesatare prej 53,364 dinarë, banorët e rrethit të Pçinjës, krahasuar me të gjithë të tjerët në vend, kanë paga më të larta vetëm se banorët e rrethit të Jabllanicës, të cilët janë në fund me pagë mesatare prej 51,620.

Në jug të Serbisë, më afër mesatares kombëtare janë qytetarët e Nishit, paga mesatare e të cilëve është 66.901 dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *