fbpx

QENDRA PËR PUNË SOCIALE: NË BUJANOC NUK KA NJERËZ PA STREHË

Bujanoc 27. janar 2022. Qendra për punë sociale në Bujanoc këtë dimër nuk ka pranuar asnjë kërkesë për akomodim të të pastrehëve ndërsa do të kishte ndonjë kërkesë të tillë, strehimi do të bëhej në Qendrën e pranimit në Vranjë, në kohëzgjatje prej një muaji, tha për Bujanovaçke Nijazi Ameti, drejtor i këtij enti.

Sipas tij, personat që nuk kanë kulm mbi kokë, flenë jashtë ose janë kthyer nga jashtë pas një periudhe të gjatë kohore dhe nuk kanë ku të qëndrojnë, mund t’i drejtohen për ndihmë Qendrës për punë sociale.

– Shpenzimet e akomodimit në qendrën e pranimit në Vranjë i bartë komuna e Bujanocit dhe pas kalimit të atyre muajve mund të ndihmojmë me ndihmë financiare të njëjershme ose personat e tillë ushtrojnë të drejtën e aplikimit për asistencë të rregullt sociale në para, nën kushtet e parapara me ligj – tha në vazhdim Ameti, drejtori i Qendrës.
Ai sqaron se për kërkesën janë të nevojshme dokumentacioni i duhur dhe plotësimi i kushteve.

Njerëzit pa shtëpi, të pastrehët, endacakët, por edhe personat e rrezikuar social në këto ditë të akullta mund të ngrohen në Qendrën për zhvillimin e shërbimeve lokale të mbrojtjes sociale, e është e licencuar për 35 vende.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *