Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 28 janar 2022 – Kryetari i këshillit lokal të Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka akuzuar kryetarin Nagip Arifi dhe kryetarin e Këshillit kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Ragmi Mustafa se “po bëjnë garë rreth 2 milionë eurot nga ndihma e paraparë nga Qeveria e Kosovës për Bujanocin. Ndaj deklaratës së Pajazitit ka reaguar Mustafa: “Arbër, je gllup”.
– Kryetari i Komunës së Bujanocit dhe ai i KKSH-së vetëm sa nuk po ia thyejnë derën Qeverisë së Kosovës me lobues se kujt duhet t’i takoj shuma e premtuar prej dy milion euro. Njëri duke rrahur gjoks se komuna i “shpërndanë” më mirë këto mjete, e tjetri duke i “siguruar” s kjo është çështje për Këshillin kombëtar – thotë Pajaziti.
Ai ka vlerësuar se në këtë marifet shihen synimet edhe të Arifit edhe të Mustafës.
– Pushteti sillet rreth parasë, apo jo? – ka shkruar Pajaziti në Facebook.
Menjëherë ka pasuar reagimi dhe kundërakuzat e Mustafës.
– Arbër, ia ke huqur shumë. A e di klika juaj pse nuk jeni më anëtar i KKSH-ës? Si i tradhtuat votuesit shqiptarë? Sepse je gllup – tha ai.
Pajaziti i është përgjigjur se nuk do të zbresë në nivelin e Mustafës, për të cilin nuk ka thënë se është hajn, as shizofren, as i korruptuar, as që ka përdor epitete të tjera, të cilat për ty ka pa fund.
– E kam shkruar “kryetar i KKSH-ës“, andaj ke durim ngase përfaqëson diçka, ka theksuar Pajaziti.
Qeveria në Prishtinë në buxhetin e vitit 2022 ka paraparë 2 milionë euro ndihmë për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, për të cilat Bujanovaçke ka shkruar më herët.