Bujanoc, 30 janar 2022 – Nga fillimi i janarit në Bujanoc janë regjistruar 656 raste të infektimit me virusin korona, ndërsa vetëm dje 66 nga 95 të testuar.
Vetëm dje – e shtunë, në Ambulancën Kovid të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, janë kryer 223 ekzaminime, nga të cilat 36 fëmijë.
Gjatë muajit janar janë kryer gjithsej 4218 ekzaminime (572 fëmijë).
Që nga fillimi i pandemisë në Bujanoc, janë 3236 persona të prekur me virusin Covid – 19.