Bujanoc, 31 janar 2022 – Këtë javë në Bujanoc do të vendosen dy aparate për matjen e cilësisë së ajrit, të cilat janë blerë nga shoqata e re ekologo-alpinistike “B’sh prirodno” nga Vranja.
Pajisjet quhen “klimerko” dhe matin grimcat PM10, PM2.5 dhe PM1, si dhe temperaturën, lagështinë dhe presionin e ajrit, shkruan Južne vesti.
Shoqata ka blerë 10 aparate për matjen e cilësisë së ajrit në Vranjë dhe 2 për në Bujanoc.
-Tashmë është instaluar një matës i cilësisë së ajrit dhe rezultatet e para tregojnë një përqendrim konstant të grimcave PM mbi 50 μg/m³ gjë që është shumë shqetësuese. Se çfarë ajri thithin vranjasit do ta dimë saktësisht kur të vendosen pajisje të tjera gjatë javës së ardhshme – thonë nga “Eco Serbia”, organizatë që bashkëpunon me shoqatën e Vranjës në projektin “Ajri për qytetarët”.
Të dhënat për ndotjen e ajrit qytetarët mund t’i shohin në faqen e internetit klimerko.org.