COVID – 19 NË BUJANOC: PO SËMUREN PUNONJËSIT SHËNDETËSOR, THYHEN REKORDE

Bujanoc, 1 shkurt 2022 – Në ambulancën e Bujanocit për Kovid, në ditën e fundit të janarit janë kryer 444 ekzaminime, që është rekord i ri që nga fillimi i epidemisë së shkaktuar nga virusi Covid – 19. Katër punëtorë të tjerë shëndetësorë u sëmurën me COVID-19, thuhet në raportin e fundit nga Shtëpia e shëndetit Bujanoc.

Gjatë ditës së djeshme është konfirmuar infeksioni me Covid te 70 persona, nga qindra të testuar, për të cilin Bujanovaçke tashmë kanë shkruar.

Ditët e fundit në Ambulancën Kovid janë kryer mbi 100 analiza antigjen, me një numër dyshifror të rasteve të konfirmuara pozitive.

Gjatë muajit janar në Ambulancën Kovid janë paraqitur 4135 pacientë të rritur dhe 702 fëmijë, ndërsa me test pozitiv për COVID janë regjistruar gjithsej 751 pacientë.

Ndër rekordin e 444 ekzaminimeve të kryera ditën e djeshme, 353 ishin pacientë të rritur, ndërsa 91 fëmijë, që kërkuan ndihmën e mjekut në Ambulancën e fëmijëve.

Për krahasim, në muajin janar janë kryer 4837 ekzaminime, çka tregon për një përkeqësim të ndjeshëm të situatës epidemiologjike krahasuar me dhjetorin, kur numri i ekzaminimeve ishte 1989 dhe kur u regjistruan 41 raste të infektimit.

Siç ka shkruar më herët Bujanovaçke, për shkak të presionit nga fluksi i madhë i pacientëve, nga ky ent apelojnë për durim të qytetarëve dhe një prag më të lartë tolerance.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *