fbpx

Dr. MUSTAFA: PËR SHKAK TË KOVIDIT SHTYHET VAKSINIMI I RREGULLT I FËMIJËVE

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 1 shkurt 2022 – Për shkak të numrit të madh të fëmijëve pozitivë në Bujanoc, imunizimi i rregullt i fëmijëve të moshës shkollore shtyhet për dy javë, thonë autoritetet nga Shtëpia e Shëndetit.
Dr. Afërdita Mustafa, koordinatore për imunizimin, tha për portalin tonë se janë dërguar thirrje për vaksinim të fëmijëve, por se vaksinimi duhet të shtyhet për të reduktuar rrezikun e infektimit me Covid – 19.

– Bëhet fjalë për imunizimin e rregullt të fëmijëve të moshës 14 vjeçare, por gjendja e keqe epidemiologjike në qytet nuk na lejon të fillojmë vaksinimin, andaj kërkojmë nga prindërit që në pikun e pandemisë të mos i sjellin fëmijët – tha Dr. Mustafa.

Ajo theksoi se shtyerja e vaksinimit është zgjidhja më e mirë për të shmangur krijimin e tollovive dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të llojit të ri të Covid – 19.




Leave a Reply

Your email address will not be published.