fbpx

HAPET KONKURSI PËR NDIHMË STUDENTËVE, KOMUNA NDANË 15 MILIONË DINARË

Bujanoc, 1 shkurt 2022 – Nga sot e deri më 28 shkurt studentët nga Bujanoci mund të aplikojnë për ndihmë të njëhershme nga buxheti i Komunës së Bujanocit.

Këtë vit janë ndarë 15 milionë dinarë për të ndihmuar studentët që janë në studimet themelore dhe master, që është 50 për qind më shumë se në vitet e kaluara.

Ndër kriteret bazë që duhet të plotësojnë studentët janë suksesi në shkollimin e deritanishëm, që të jenë regjistruar për herë të parë për vitin studimor, të mos jenë të punësuar, të mos jenë më shumë se 26 vjeç, ose 28 – për studentët e vitit të parë dhe të dytë në studimet master.

Aplikacionet dorëzohen në Administratën Komunale të Bujanocit – Drejtoratia e shërbimeve publike, në zyrën 301, nga ora 10 deri në ora 14.

Vitin e kaluar 660 studentë nga Bujanoci morën ndihmë financiare nga komuna.

Më të mirët në mesin e tyre, me notë mesatare 9,5 e lart, morën nga 22.000 dinarë, kurse të tjerët morën shuma më të vogla në varësi të suksesit të tyre gjatë studimeve.

Konkursin mund ta shihni KËTU.




Leave a Reply

Your email address will not be published.