DRITON REXHEPI NUK PRANOHET PËR ZËVENDËS PROKUROR

Bujanoc, 2 shkurt 2022 – Nga Këshilli shtetëror i prokurorëve Gjurđica Gjorgjeviq është propozuar për zëvendësprokurore në Prokurorinë themelore publike në Vranjë, ndërsa në mesin e kandidatëve ishte edhe Driton Rexhepi, kandidat për kryetar të Bujanocit në zgjedhjet e vitit 2020 nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të Shaip Kamberi.

Mirëpo, Rexhepi është vlerësuar me notën “katër” dhe se nga dhjetë kandidatë ka zënë vendin e parafundit në ranglistën e kandidatëve të publikuar nga Këshilli shtetëror i prokurorëve të.

Foto: Rexhepi në tubimin zgjedhor të PVD-së

Siç merr vesh Bujanovaçke, kandidaturën e Rexhepit nuk e ka përkrahur as partia e tij e as kryetari i saj, me të cilin, sipas informacioneve tona, nuk është në marrëdhënie të mira.

– Dritoni ka filluar të punoj kok më vete, ndërkaq një nga provat për këtë është kandidimi për prokurori pa asnjë konsultim brenda partisë – thonë burimet nga PVD.

Gjurgjica Gjorgjeviq aktualisht punon në avokaturën publike në Vranjë dhe sipas portalit Vranjenews, ajo do të punojë si zëvendësprokurore në Bujanoc.

Në mesin e 10 kandidatëve për plotësimin e një pozicioni në PPTH Vranjë, Gjorgjeviq është vlerësuar me notën maksimale (pesë).

Këshilli Shtetëror i Prokurorëve e ka marrë vendimin në seancën e mbajtur më 31 janar, ndërsa fjalën përfundimtare për propozimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve e ka Kuvendi popullor.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *