NË BUJANOC EDHE 75 RASTE POZITIVE ME COVID – 19

Bujanoc, 2 shkurt 2022 – Në Bujanoc dje janë konfirmuar 75 raste të reja të infektimit me Covid – 19.
Sipas raportit të fundit të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, dje në Ambulancën Kovid janë kryer 349 ekzaminime – 288 të rritur dhe 61 fëmijë.

Nga fillimi i epidemisë, në Komunën e Bujanocit janë 3420 persona të cilët janë prekur nga ky virus.

Nga territori i rrethit të Pçinjës, për COVID-19, janë testuar 916 persona, ndërsa analizat kanë rezultuar se 489 persona janë infektuar me virusin korona.

Numri më i madh i rasteve pozitive është në Vranjë – 263, pasuar nga Surdulica me 48, Vlladiçin Hani me 33 dhe Presheva me 31.

Dje janë konfirmuar eddhe 18 raste të reja në Bosilegrad dhe 12 në Tërgovishtë.

Është rritur numri i të sëmurëve në spitalet Kovid të Qendrës shëndetësore Vranjë.

Në këto spitale janë duke u trajtuar 76 pacientë, ndërsa me oksigjen 38 pacientë.

Në 24 orët e fundit për trajtim spitalor janë pranuar 19 pacientë, dy janë liruar, njëri prej të cilëve është transportuar në Krushevc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *