GJTHNJË E MË SHUMË PERSONA NË SPITAL, KIRURGJIA E VJETËR SËRISH NË SISTEMIN KOVID

Bujanoc, 3 shkurt 2022 – Për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të shtruar në spital, të prekur nga Covid – 19, objekti i vjetër i Kirurgjisë në Vranjë është sërish në sistemin Kovid, njofton Qendra Shëndetësore e Vranjës.

Krahas Repartit të Psikiatrisë, i cili deri më tani ishte i vetmi repart në sistemin Kovid, ky spital në Vranjë ka në dispozicion 158 shtretër për trajtimin e pacientët me Covid -19.

Aktualisht në spitalet Kovid të Vranjës janë të shtruar 80 pacientë, ndërsa me mbështetje oksigjeni janë 48 prej tyre.

Shtatë ditë më parë, numri i pacientëve në spital nuk i kalonte 50.

Në Qarkun e Pçinjës, në 24 orët e fundit janë regjistruar 470 të infektuar rishtazi nga Covid – 19.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *