SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT NDANË PARA PËR PUNËSIM

Bujanoc, 3 shkurt 2022 – Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka shpallur 12 konkurse publike për mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare për punëdhënësit dhe të papunët që janë në evidencë.

Sinisha Knezheviq nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit i tha RTS se numri më i madh i pikëve për fondet e vetëpunësimit shkon për aktivitetet prodhuese, të ndjekura nga shëndetësia dhe shërbimet shëndetësore, si dhe aktivitetet intelektuale, duke përfshirë edhe çështjet ligjore.

Ai shtoi se do kjo do të pasohet edhe me mbështetjen e zejtarisë dhe hotelierisë.

Sipas tij, përparësi kanë të rinjtë nën moshën 30 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, pjesëtarët e popullsisë rome, personat mbi 50 vjeç, ish punonjësit të shpallur si tepricë, personat nga familjet kujdestare, ku të dy bashkëshortët kanë mbetur pa punë.

Kriteri i tretë, siç tha Knezheviq, është nëse personi që aplikon ka një hapësirë biznesi në pronësi apo me qira.

– Më shumë pikë janë dhënë për pronësi, dhe këtë e dëshmon kontrata e shitjes, e vërtetuar në noteri ose dokumentacioni përkatës nga Enti Gjeodezik Republikan ose Administrata Tatimore – tha Knezheviq.

Kur bëhet fjalë për kontrollin e fondeve, Knezhevic theksoi se SHKP-ja ka detyrimin të dërgojë çdo fitues të fondeve brenda 12 muajve pas përfundimit të kontratës.

– Personi është i detyruar t’i shpenzojë ato mjete siç kërkohet nga dispozitat kontraktuale. Pas kësaj, ai sjell dokumentacionin përkatës dhe konfirmimin nga Administrata Tatimore mbi pagesën e taksave dhe kontributeve – shpjegon Knezheviq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *