fbpx

KAMBERI: QYTETARJA NGA VRANJA NË PROKURORINË E BUJANOCIT ËSHTË SKANDAL

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 3 shkurt 2022 – Deputeti Shaip Kamberi ka njoftuar ambasadat në Beograd dhe OSBE-në se në Bujanoc dhe Preshevë nuk ka prokurorë shqiptarë.
Kamberi ka reaguar pasi kandidati nga Vranja është zgjedhur zëvendësprokuror, ndërsa, siç thotë ai, dy shqiptarët, Driton Rexhepi nga Bujanoci dhe Fisnik Islami nga Presheva, janë refuzuar edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet.

Supozohet se bëhet fjalë për një vend të lirë në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë, në departamentin e Bujanocit.

– Këshilli i Prokurorëve përzgjodhi kandidaten serbe nga Vranja, në pozitën ku deri para pak muajsh punonte i vetmi shqiptar si zëvendësprokuror. Tash e tutje nuk do të ketë prokurorë shqiptarë në Prokurorinë Themelore, e cila mbulon qarkun me rreth 30 për qind të popullsisë shqiptare – thotë Kamberi.

Sipas tij, pas shfuqizimit të prokurorive në komunat me shumicë shqiptare, prokuroria e Vranjës tashmë ka mbetur pa asnjë shqiptar, që do të thotë “pa një shqiptar në organet e hetuesisë anembanë Serbisë”.

“Kjo është edhe një dëshmi se Qeveria e Serbisë nuk dëshiron integrimin e shqiptarëve, sidomos jo në gjyqësor”, thotë Kamberi.

Bujanovaçke paraprakisht kishte shkruar se Gjurgjica Gjorgjeviq ishte propozuar nga Këshilli shtetëror i prokurorëve për zëvendësprokurore në Prokurorinë themelore publike në Vranjë, ndërsa në mesin e kandidatëve ishte edhe Driton Rexhepi, kandidat për kryetar të Bujanocit në zgjedhjet e vitit 2020 nga Partia për Veprim Demokratike (PVD) e Shaipa Kamberit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.