Bujanoc, 3 shkurt 2022. (foto nga arkivi) – Dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur të mërkurën në fshatin Lluçan të Bujanocit.
Aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit (51) “Mercedes” me targa gjermane ka humbur kontrollin e veturës, ka dalë nga rruga, pas së cilës automjeti është përplasur me murin rrethues të një shtëpie, thotë policia.
Vozitësi, i cili është nga rrethina e Bujanocit, me atë rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, për të cilat është transferuar në spitalin e Vranjës, e më pas në Qendrën Klinike në Nish.
Lëndime të rënda ka pësuar edhe një pasagjer në “Mercedes”, i cili po trajtohet në spitalin e Vranjës.
Policia rrugore ka kryer hetim në vendngjarje, ndërsa për raportin do të vendosë prokuroria kompetente.