fbpx

AMBULANTA PEDIATRIKE PËR KOVID ZHVENDOSET NË NJË KONTERJNER, PRINDËRIT TË PAKNAQUR

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 4 shkurt 2022. Disa lexues të portalit tonë u ankuan për transferimin e ambulancës së fëmijëve për ekzaminime kovid në kontejnerin sanitar para Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, duke thënë se fëmijët sot kanë pritur për ekzaminim më shumë se një orë, pasi në kontejner nuk ka pasur mjekë. Nga Shtëpia së shëndetit thonë se vendimi për zhvendosjen e ambulancës së fëmijëve për Covid është marrë për shkak të kushteve të nevojshme për punën e qendrës së këshillimit.

Dr. Danijella Dençiq, kryeshefe e dispanserisë së shkollës, tha për portalin tonë se zhvendosja në kontejner sanitar e ambulancës së fëmijëve për kovid, në situatën aktuale, është e vetmja zgjidhje e mundshme hapësinore që të mos vuajnë pacientët jo-kovid.

– Pacientët e shëndoshë dhe të sëmurë nuk duhet të takohen, ata duhet të qëndrojnë në hapësira të ndara ndërsa në mungesë të hapësirës më adekuate, ambulanca pediatrike për kovid është transferuar në kontejner sanitar – tha Dr. Dençiq.

Ajo sqaroi se fillimisht ambulanca e fëmijëve ka qenë në pjesën e këshillimores së dedikuar për foshnjat dhe se tani ato dhoma i janë kthyer këshillimores, sepse mjekët kanë përgjegjësi edhe ndaj popullatës së shëndoshë.

– Ne jemi përgjegjës për fëmijët e sëmurë, por jemi po aq përgjegjës për shëndetin e fëmijëve të shëndetshëm. Ne kemi qenë në një pandemi prej dy vitesh dhe jeta nuk duhet të ndalet për shkak të kësaj. Kemi fëmijë dhe bebe që janë të shëndoshë dhe që duhet t’i monitorojmë, të bëjmë ekzaminime sistematike dhe t’i vaksinojmë – shton doktoresha Dençiq, duke theksuar përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve dhe angazhimin e tyre maksimal në punë.

Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetiti, doktoresha Daliborka Pavlloviq, edhe një herë apeloi te qytetarët që të tregojnë humanizëm dhe durim në këto kushte të jashtëzakonshme.

– Punonjësit shëndetsor nuk janë ameba, nuk shumëzohen me ndarje të thjeshtë, ndërsa epidemia ka marrë përmasa edhe në mesine tyre, sepse në ditë sëmuren deri në 5 punonjës, përfshirë ata që vuajnë për herë të dytë nga Covid. . Ne po japim gjithçka nga vetja dhe po përpiqemi të bëjmë më të mirën – thotë Dr. Pavlloviq.

Ajo sqaron se kushtet në kontejnerin sanitar janë të njëjta si në ordinancat e tjera dhe se infermierja e bën menjëherë testin e fëmijës, pas së cilës do të bëhet ekzaminimi nga ana e mjekut dhe përcaktimi i terapisë.

Kujtojmë se në Ambulancën pediatrike për kovid, gjatë muajit janar janë ekzaminuar 702 fëmijë, ndërsa në vetëm tre ditë të shkurtit janë ekzaminuar 180.




Leave a Reply

Your email address will not be published.