COVID – 19: 49 TË PREKUR NË BUJANOC, SPITALI I VRANJËS PO MBUSHET

Bujanoc, 5. shkurt 2022. në 24 orët e fundit Në Bujanoc janë regjistruar 49 raste të reja me Covid – 19, thuhet në raportin e fundit nga Enti i shëndetit publik në Vranjë.

Numri i të infektuarve rishtazi është më i ulët për 17 raste, krahasuar me një ditë më parë dhe për herë të parë në dy javët e fundit është në më pak se 50.

Në katër ditët e shkurtit me Covid – 19 janë infektuar 248 persona.

Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, Dr.Daliborka Pavlloviq, ka thënë të premten për portalin tonë se çdo ditë në këtë ent me këtë virus po preken 5 punonjës shëndetsor.

Sipas raportit të Entit për shëndetin publik në Vranjë, dje në territorin e qarkut të Pçinjës janë testuar 758 persona, me rezultat pozitiv 381, që përbën 50,3 për qind të numrit të përgjithshëm të mostrave të testuara.

Bujanoci është në vendin e dytë për nga numri i të infektuarve pas Vranjës, ku janë konfirmuar 202 raste.

Pasojnë Surdulica dhe Vlladiçin Hani me nga 33, Presheva me 27, Bosilegradi me 20 dhe Tërgovishtja me 17.

Në Spitalet Covid të QSH të Vranjës janë shtruar 93 pacientë, 7 më shumë se një ditë më parë.

Të gjithë janë pozitivë për virusin korona dhe pneumoni, ndërsa 45 pacientë janë me oksigjen.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *