fbpx

GJATË VIKENDIT NË BUJANOC 75 RASTE ME COVID – 19

Bujanoc, 7. shkurt 2022. Sipas të dhënave zyrtare të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, gjatë 24 orëve të fundit në Bujanoc janë regjistruar 40 raste të infektimit me Covid – 19.

Gjatë fundjavës, 75 qytetarë janë sëmurë me Covid – 19, ndërsa nga fillimi i muajit shkurt, prania e këtij virusi është konfirmuar në gjithsej 323 banorë të komunës së Bujanocit.

Në territorin e rrethit të Pçinjës të dielën janë testuar 514 persona dhe analizat kanë treguar se 272 persona janë infektuar.

Në Vranjë janë konfirmuar 162 raste pozitive, pasuar nga Bujanoci me 40, Surdulica me 24, Vlladiçin Hani me 19 dhe Bosilegrad me 12 raste pozitive.

Në Preshevë janë regjistruar 8 pacientë të rinj, ndërsa Tërgovishtja është komunë me 7 të infektuar.

Në spitalet Kovid në QSH Vranjë janë shtruar 99 pacientë, ndërsa me oksigjen janë duke u trajtuar 48 pacientë.

Në 24 orët e fundit për trajtim spitalor janë pranuar 10 pacientë, ndërsa 4 janë lëshuar nga spitali, njëri prej të cilëve është transportuar në Krushevc.




Leave a Reply

Your email address will not be published.