KALLËZIM KUNDËR DREJTORIT TË SHTËPISË SË KULTURËS PËR SHKAK TË SHPALOSJES SË FLAMURIT SHQIPTAR

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 7. shkurt 2022. (Foto nga arkivi) – Për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, para gjykatës do të përgjigjet edhe ish-drejtori i këtij enti Granit Sadriu, anëtar i Lëvizjes për progres demokratik (LPD) të Shqiprim Musliut.

Ndaj tij, si person përgjegjës, policia ka bërë kallëzim për kundërvajtje pasi më 28 nëntor të vitit të kaluar, në festën kombëtare të shqiptarëve – Ditën e Flamurit, flamuri shqiptar ishte vendosur në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës.

“Atë ditë, në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës, ishte ekspozuar flamuri i Republikës së Shqipërisë, ndërsa pranë tij nuk ishte vendosur flamuri i Republikës së Serbisë, edhe pse është e detyrueshme të vendoset flamuri i Republikë së Serbisë. Gjithashtu, në fillim të programit u këndua himni i Republikës së Shqipërisë”, thuhet në kërkesën e policisë për fillimin e procedurës për kundërvajtje, dërguar Gjykatës për Kundërvajtje, të publikuar nga Sadriu.

Shtohet se ekziston dyshimi i bazuar se me veprime të tilla është shkelur neni 41 i Ligjit për shpalosjen dhe përdorimin e flamurit dhe himnit, ndërkaq Republika e Serbisë dhe simbolet e saja i janë ekspozuar fyerjes.

Sadriu me këtë rast është thirrur në Gjykat për 1 mars, në departamentin e Bujanocit të Gjykatës për Kundërvajtje Vranjë.

Sadriu e cilësoi thirrjen për shkak të flamurit si “vazhdim i diskriminimit, persekutimit dhe represionit sistematik ndaj shqiptarëve në Luginë”.

Në dhjetor të vitit të kaluar, si drejtor i Shtëpisë së Kulturës, atë e zëvendësoi bashkpartiaku i tij nga LPD, Jetmir Ismaili, gjë për të cilën Bujanovaçke tashmë kanë shkruar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *