NGA SHTATORI FILLORISTËT SHQIPTAR ME TË GJITHA TEKSTET MËSIMORE NË GJUHËN

Bujanoc, 7. shkurt 2022. Në vitin e ardhshëm shkollor nxënësit e të gjitha klasave të shkollave fillore në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe do të kenë tekste në gjuhën amtare, ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), Ragmi Mustafa.

– Nga shtatori i ardhshëm, të gjithë nxënësit shqiptarë, nga klasa e parë deri në klasën e tetë, do të mësojnë nga librat shqip, si dhe bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë dhe Sarandë të Shqipërisë – deklaroi Mustafa.

Sipas tij, janë miratuar 19 komplete, bashkë me tekste shtesë nga Shqipëria, çka do të thotë se KKSH-ë ka përmbushur plotësisht detyrimin e marrë në vitin 2018.

“Atëherë patëm premtuar se gjatë mandatit tonë në krye të Këshillit kombëtar të Shqiptarëve do ta zgjidhim njërën nga çështjet politike për të cilat flitet më së shumti për gati dy dekada, e ajo është sigurimi i teksteve shkollore për shkollat fillore – thotë Mustafa.

Ai falënderoi stafin e KKSH-ës dhe Ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, për të cilën thotë se ka “meritë të veçanta në sigurimin e librave nga Shqipëria për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës”.

“Faleminderit edhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, si dhe Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve dhe Dialogut Social, që dëshmuan se kur mbizotëron vullneti politik dhe qasja konstruktive, mund të zgjidhen problemet më jetike të qytetarëve – thotë kryetari i KKSH-ës.

Pjesë e këtyre përpjekjeve ishin edhe Misioni i OSBE-së dhe Trupi Koordinues për jugun e Serbisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *