SHQIPRIM ARIFI: KAMBERI MË DENONCOI RREJSHËM NË PROKURORINË E LARTË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 7. shkurt 2022. Prokuroria e Lartë Publike (VJT) në Nish e ka hudhur kallëzimin penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj Shqiprim Arifit, ish-kryetar i Preshevës dhe kryetar i partisë Alternativa për Ndryshim.

Arifi thotë se denoncimet kanë qenë të motivuara politikisht dhe se në Departamentin e posaçëm për eliminimin e korrupsionit të PLP-së janë denoncuar nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Shaip Kamberit dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) e Ragmi Mustafës.

Duke u bërë pjesë e kolicionit të përbashkët, dy partitë e larguan Alternativën e Arifit nga pushteti në Preshevë, pas zgjedhjeve të vitit të kaluar.

“Ky është rezultat i denoncimeve anonime të konglomeratit ekonomiko-politik PVD-PDSH, të cilët donin të më njollosnin dhe të justifikonin korrupsionin që kanë bërë kur ishin në pushtet më herët, por edhe tani”, tha Arifi duke publikuar vendimin për hudhjen e kallëzim kundër tij.

Kallëzimi penal është bërë pasi kreu i Alternativës ka udhëtuar drejt Tiranës në vitin 2016 si kryetar komune me nëntë punonjës të tjerë të vetëqeverisjen lokale.

– Edhe pse bëhej fjalë për një udhëtim, që nuk ka të bëjë me funksionin e tij, ai ka përfituar nga kompensimi i shpenzimeve që i janë paguar, në dëm të Komunës së Preshevës – thuhet në denoncim.

Megjithatë, Prokuroria konstatoi se Arifi ka shkuar në Shqipëri për të marrë pjesë në një konferencë për themelimin e Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon dhe se në procedurë nuk ka pasur asnjë vepër penale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *