Bujanoc, 8. shkurt 2022. Në Bujanoc janë regjistruar 44 raste të reja të infektimit me virusin korona, thuhet në raportin e fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.
Nga fillimi i epidemisë numri i të prekurve është 3704 qytetarë, ndërsa në muajin shkurt virusi është konfirmuar në gjithsej 367 qytetarë të Bujanocit.
Në 24 orët e fundit në qarkun e Pçinjës janë testuar 764 persona, prej të cilëve 384 kanë rezultuar pozitivë me Covid – 19.
Më së shumti të infektuar janë në Vranjë – 209, pasuar nga Bujanoci me 44, Surdulica me 41, Vlladiçin Hani me 34, Bosilegradi me 27 dhe Presheva me 20 raste pozitive.
Tërgovishtja është e vetmja komunë në rreth me numër njëshifror të pacientëve të rinjë.
Numri i pacientëve në spitalet Kovid të Vranjës nuk ka ndryshuar.
Në spital janë shtruar 99 pacientë, ndërsa me oksigjen janë duke u trajtuar 50 pacientë, dy më shumë se dje.
Në 24 orët e fundit 9 pacientë janë shtruar në spital dhe 8 janë lëshuar nga spitali.