NË BUJANOC 45 TË PREKUR ME COVID – 19

Bujanoc, 9. shkurt 2022. Në Bujanoc janë regjistruar 45 raste të reja të infektimit me virusin korona, thuhet në raportin e fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.

Janë 99 raste me Covid – 19 nga fillimi i javës , ndërsa në muajin shkurt virusi është konfirmuar në gjithsej 412 qytetarë të Bujanocit.

Sipas raportit të fundit në Qarkun e Pçinjës janë testuar 592 persona, prej të cilëve 264 kanë rezultuar pozitivë me Covid – 19.

Vranja ka më së shumti të infektuar – 137, pasuar nga Bujanoci me 45, Presheva me 28, Vlladiçin Hani me 20 Surdulica me 15 dhe Bosilegradi me 13 raste pozitive.

Tërgovishtja është e vetmja komunë në nivel Qarkume numër njëshifror të pacientëve të rinjë – 6.

Në spitalet Kovid të QSH Vranjë janë shtruar 100 pacientë, ndërsa me oksigjen janë duke u trajtuar 56 pacientë, gjashtë më shumë se dje.

Në 24 orët e fundit 6 pacientë janë shtruar në spital dhe 3 janë lëshuar nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *