PROKURORIA URDHËROI VAZHDIMIN E NDJEKJES SË TË DYSHUARVE PËR KËRCËNIME NDAJ GAZETARIT JETON ISMAILI

Bujanovaçke, 9.shkurt. 2022.

Bujanoc, 9. shkurt 2022. Prokuroria Themelore Publike në Vranjë ka shfuqizuar aktvendimin për hudhjen e kallëzimit penal të cilën e kishte ushtruar gazetari nga Tërnoci, Jeton Ismaili, ndaj dy burrave nga i njëjti fshat afër Bujanocit, ndaj të cilëve është urdhëruar vazhdimi i ndjekjes penale.

Sipas portalit Vranjenews, rasti i kërcënimit me vdekje ndaj gazetarit Jeton Ismaili nga Tërnoci është sërish aktiv, pasi Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Vranjë e vlerësoi ankesën e tij kundër hudhjes së kallëzimit penal kundër dy burrave nga zona e Bujanocit si “ i bazuar dhe i hershëm”, andaj aktvendimi për hudhjen e çështjes penale është “revokuar dhe është urdhëruar vazhdimi i ndjekjes penale”.

Kështu ka shpjeguar PTHP, në përgjigjet e pyetjeve të redaksisë së Vranje News të bëra të mërkurën, 9 shkurt, në lidhje me statusin e lëndës KT.br.387 / 20-1.

Kujtojmë se më 29 janar 2021 (një vit më parë), Prokuroria Publike në Vranjë hodhi poshtë kallëzimin penal kundër dy burrave nga zona e Bujanocit, të dyshuar më parë se kanë kërcënuar familjen e Jeton Ismailit, redaktor i portalit të Bujanocit, Folonline.

Ismaili, i cili jeton në Tërnoc dhe pretendon se ai dhe familja e tij janë viktima të kërcënimeve reale, e quajti vendimin e PTHP-së të “turpshëm” në një letër drejtuar mediave disa ditë më parë dhe njoftoi se do të “çështjen do ta shtyej përpara derisa autorët të marrin dënimin që meritojnë”, duke kërkuar ndihmë nga zyrtarët më të lartë të Serbisë dhe përfaqësitë e huaja diplomatike.

Dyshimi për sjelljen e ndershme të organit shtetëror te Ismailji u ngjall nga informacioni se kallëzimet penale ndaj personave të denoncuar të cilët policia i kishte ushtruar sipas detyrës zyrtare për këto kërcënime, janë “hudhur në fund të janarit 2021”, ndërsa kaloi një vit dhe askush nuk e kishte parë të nevojshme për ta informuar Ismailin për këtë çështje.

Kujtojmë se në mesin e gushtit 2020, policia sipas detyrës zyrtare ka ngritur kallëzim penal kundër babait dhe djalit të të dyshuarve, të cilët në mungesë të Ismailit, kanë ardhur në shtëpinë e tij dhe kanë fyer dhe kërcënuar me vdekje gruan e Ismailit në prani të tre fëmijë të mitur.

Ismaili pak ditë më parë i kërkoi Ministrisë së Brendshme, Sektorit për Krimet Teknologjike, të zbardhën tre raste kërcënimesh që ka denoncuar në polici vitin e kaluar dhe siç thotë ai, “në lidhje me rastin e lartpërmendur. “, duke kërkuar që kundër të dyshuarëve ”të ushtrohen kallëzime penale”.

“Po njoftoj opinionin e gjerë se do të shkoj deri në fund në këtë rast, derisa autorët të marrin dënimin e merituar”, kishte përfunduar asokohe Ismaili.

Iniciativa dhe ankesa e tij ka rezultuar me një kthesë në këtë çështje dhe pritet që hetimi të vazhdoj.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *