QYTETARËT E BUJANOCIT: STOP PUNËSIMEVE PARTIAKE

Bujanoc, 9. shkurt 2022. Nëse do të kishin mundësi të vendosnin në këtë moment, bujanocasit do ta ndryshonin situatën në komunën e tyre në fushën e ekologjisë, urbanistikës, por edhe punësimeve partiake.

“Vendimi i parë do të kishte të bënte me ekologjinë dhe do të zbatohej me urgjencë. Pastrimi i shtretërve të lumenjve, zgjidhja e problemit të depinive ilegale, por edhe të ligjshme. Përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe ndëshkimi i ashpër i qytetarëve të paskrupullt”, deklaroi një lexues i Bujanovaçkes në sondazhin e portalit tonë, për rezultatet e të cilit tashmë kemi shkruar.

“Unë do të vendosja më shumë kontejnerë dhe kosha plehrash përgjatë rrugës dhe do të vendosja dënime për ata që hedhin plehrat nga koshi, për shembull gjobë 100 euro për një qese të hedhur ose një mbështjellës çokollate”, thotë lexuesi i Bujanovaçkes.

Si shembuj ku nevojiten ndryshime rrënjësore, qytetarët përmendën pushtetin dhe punësimet partiake, dhe një pjesë e të anketuarve sugjeruan futjen e masave të përkohshme dhe vendimin “për të testuar njohuritë dhe aftësitë e të gjithë punonjësve në administratën komunale”.

“Së pari do të futja një sistem për të pastruar komunën nga diploma false dhe të blera të kuadrove partiake dhe më pas të punësoja njerëz profesionistë”, thotë një lexues.

“Nuk do të kishte më punësime partiake. Qyteti po vdes ngase në pozita ka njerëz që nuk e kanë idenë dhe punojnë aty vetëm se janë anëtarë partie apo të afërm të dikujt”, komentuan të tjerët.

Disa do të “hapnin fabrika, do të aktivizonin reparte për të punësuar të rinjë, të tjerë do t’u jepnin të rinjve mundësinë për të bërë diçka nga ky qytet”, dhe ka nga ata që do të “shpërndanin investimet në mënyrë më të barabartë”.

Nuk kanë munguar komente edhe për parkimin e gabuar, qentë endacakë, mungesën e këndeve të lojërave për fëmijë dhe terreneve sportive.

Rezultati i anketës, në fakt, pasqyron problemet që hasin qytetarët në jetën e përditshme, por edhe pamundësinë e tyre për t’i zgjidhur këto probleme përmes institucioneve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *