fbpx

SHTETI NDANË NGA 20.000 DINARË PËR PENSIONISTË

Bujanoc, 10. shkurt 2022. (Foto Tanjug) – Nga sot nis pagesa e ndihmës financiare për pensionistët në shumën prej 20 mijë, njoftoi Fondi Republikan për Sigurime Pensionale dhe Invalidore.

Ndihmë do t’u jepet atyre që marrin pensionin përmes llogarive rrjedhëse, si dhe atyre që shërbimet i marrin në adresat e shtëpive dhe zyrat postare.

Përveç pensionistëve, 20,000,00 dinarë ndihmë do të marrin përfituesit e së drejtës në kompensim të përkohshëm, invalidët e punës të kategorisë së dytë dhe të tretë, përkatësisht të aftësive të mbetura për punë, në pajtim me nenet 223 dhe 225 të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, si dhe fëmijët me aftësi të kufizuara – shfrytëzuesit e kompensimeve të përkohshme të Fondit.

Pagesa do të zgjasë disa ditë dhe kjo ndihmë financiare do t’u jepet të gjithë shfrytëzuesve për të cilët aktvendimi për ushtrimin e së drejtës është përcaktuar me datën e përdorimit deri më 31 janar 2022, pavarësisht nga data e marrjes së aktvendimit, thuhet në njoftimin e Fondit.

Përfituesit që kanë ushtruar të drejtën e tyre nga 31 janari i këtij viti, ndërsa nuk janë përfshirë nga pagesa e 10 shkurtit, kompensimi do t’u paguhet në formë të njëhershme, pas përcaktimit të pagesës së pensionit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.