RËNIE E RASTEVE ME COVID -19, NË BUJANOC 29 TË PREKUR

Bujanoc, 11 shkurt 2022 – Në Bujanoc dje janë konfirmuar 29 raste të reja të infektimit me Covid-19, thuhet në raportin e fundit të Shtëpisë së shëndetit.

Bujanoci për të dytën ditë radhazi shënon rënie të numrit të pacientëve të rinj dhe për herë të dytë këtë javë ky numër është më pak se 40 raste.

 Kujtojmë se më 28 janar në Bujanoc është shënuar një numër rekord prej 77 të prekurve, numër ky më i larti që nga fillimi i pandemisë.

Për katër ditë janë raportuar 129 të infektuar, ndërsa numri i të sëmurëve me këtë virus gjatë muajit shkurt ka qenë 448 raste.

Numri i përgjithshëm i ekzaminimeve në Ambulancën  Kovid në Bujanoc, në 24 orët e fundit ka qenë 201, prej tyre 152 të rritur dhe 49 fëmijë.

 Gjatë muajit shkurt në Ambulancën Kovid, janë kryer 2545 ekzaminime.

Nga fillimi i epidemisë, me virusin Covid -19 në territorin e komunës së Bujanocit janë prekur 3793 persona.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *