ORARI I PUNËS GJATË FESTAVE NË AMBLANCËN KOVID TË SHTËPISË SË SHËNDETIT

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 14. shkurt 2022. Gjatë ditëve të festës më 15 dhe 16 shkurt Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc do të punojë me dy mjekë para dite dhe një pasdite, në repartet e Mjekësisë së përgjithshme dhe Pediatrisë, ndërsa Ambulanca Kovid do të përforcohet me mjekë shtesë, i është thënë Bujanovaçkes në Shtëpinë e shëndetit në Buajnoc.

– Gjatë festave në Ambulancën Kovid do të punoj nga një mjek në turnin e parë dhe të dytë, dhe një mjek në mesturnin nga ora 10 deri në 17:00, të cilët do të ndihmojnë në pjesën më të ngarkuar të ditës, tha për portalin tonë Dr. Daliborka Pavlloviq, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit.

Ajo theksoi se testimi i antigjenit do të bëhet si çdo ditë pune nga ora 10 deri në 14.

Ajo tha se numri i të infektuarve me Covid – 19 po zvogëlohet dalëngadalë, por se në Ambulancën Kovid ende ka një numër të madh të ekzaminimeve ditore.

Për shkak të interesimit të ulët për vaksinimin kundër Covid – 19, për të cilin Bujanovaçke ka shkruar më herët, gjatë festave nuk do të punoj pika e vaksinimit në Fakultetin Ekonomik.

Orari i punës së Shtëpisë së shëndetit gjatë festës kombëtare është nga ora 07:00 deri në 20:00, gjegjësisht Ambulanta Kovid deri në orën 21:00.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *