VETËM 9 RASTE TË REJA NË BUJANOC

Bujanoc, 14. shkurt 2022. Sipas raportit të fundit të Shtëpisë së Shëndetit, në 24 orët e fundit në Bujanoc janë regjistruar 9 raste të infektimit me Covid – 19, që është numri më i ulët i rasteve pozitive që nga mesi i janarit.

Gjatë fundjavës, 49 qytetarë janë prekur me Covid – 19, ndërsa në muajin shkurt, virui korona është konfirmuar në gjithsej 505 banorë të komunës së Bujanocit.

Të dielën në Ambulancën Kovid në Bujanoc janë bërë 81 ekzaminime, ndërsa në mesin e pacientëve ishin 46 të rritur dhe 35 fëmijë.

Sipas raportit të Entit të shëndetit publik në Vranjë, gjatë ditës së djeshme në territorin e rrethit të Pçinjës janë testuar 341 persona, ku nga analizat kanë rezultuar se 166 persona janë infektuar me këtë virus.

Në Vranjë janë konfirmuar 105 raste, pasuar nga Vlladiçin Hani me 22, Surdulica me 17 dhe Presheva me 10 raste të reja.

Përveç në Bujanoc, numër njëshifror i të infektuarve gjatë ditës së kaluar është regjistruar edhe në Bosilegrad (3).

Tërgovishtja është e vetmja komunë në nivel qarku ku dje nuk u regjistrua asnjë rast pozitiv me virusin korona.

Në Spitalet Kovid të QSH të Vranjës janë shtruar 103 pacientë, ndërsa me oksigjen janë duke u trajtuar 58 pacientë.

Në 24 orët e fundit për trajtim spitalor janë pranuar 5 pacientë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *