NË BUJANOC 12 RASTE POZITIVE ME COVID – 19, NË NIVEL QARKU 127

Bujanoc, 17. shkurt 2022. Në 24 orët e fundit në Bujanoc janë regjistruar 12 raste të infektimit me virusin korona, thuhet në raportin e fundit nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoc.

Një ditë më parë u raportuan 16 persona të infektuar, ndërsa që nga fillimi i javës gjithsej 42 banorë kanë rezultuar pozitivë në Covid – 19.

Gjatë ditës së djeshme në Ambulancën e Bujanocit për Kovid janë kryer 97 ekzaminime, prej të cilave 27 ishin fëmijë.

Numri i rasteve të konfirmuara të infektimit me Covid në shkurt ishte 547.

Sipas Raporti të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, nga 318 mostra të testuara të mërkurën në Qarkun e Pçinjës, 127 prej tyre rezultuan pozitiv me Covid – 19.

Një numër më i vogël i rasteve pozitive vërehet në të gjitha komunat e Qarkut.

Shumica e të infektuarve janë regjistruar në Vranjë -63 dhe Vlladiçn Han-25.

Nga 12 të infektuar janë në Bujanoc dhe Preshevë, ndërsa në 24 orët e fundit numër njëshifror i të infektuarve është regjistruar në Surdulicë (9), Tërgovishtë (4) dhe Bosilegrad (2).

Në spitalet Kovid të Vranjës janë duke u trajtuar 85 pacientë, ndërsa me oksigjen po trajtohen 60 pacientë.

Gjatë ditës së kaluar për trajtim spitalor për shkak të COVID-19 janë pranuar 6 pacientë, ndërsa 9 pacientë kanë dalë nga spitali, njëri prej të cilëve është transportuar në Surdulicë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *