Bujanoc, 21. shkurt 2022. Sipas të dhënave të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, gjatë fundjavës në Bujanoc janë regjistruar 13 raste të reja me Covid – 19.
Bilanci për javën e kaluar është 71 raste pozitive, ndërsa nga fillimi i muajit janë sëmurë 576 qytetarë.
Në 24 orët e fundit në Qarkun e Pçinjës janë testuar 208 persona, ndërsa 65 pre tyre rezultuan pozitiv në Covid – 19, përkatësisht 31 për qind nga numri i përgjithshëm i të testuarve.
Më së shumti raste pozitive u regjistruan në Vranjë – 43, e ndjekur nga Surdulica me 9.
Në Spitalet Kovid të QSH Vranjë janë shtruar 78 pacientë, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe me pneumoni, ndërsa 53 janë duke u trajtuar me oksigjen.