fbpx

NË SPITALIN E VRANJËS GJATË SHKURTIT KANË VDEKUR 24 PACIENT ME COVID – 19

 

Bujanoc, 22. shkurt 2022. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar tre të vdekur në spitalet Kovid të Qendrës Shëndetësore në Vranjë, njoftuan të martën nga ky ent.
Që nga fillimi i muajit shkurt kanë vdekur 24 pacientë me Covid – 19 që ndodheshin në spital, raporton portali Vranjenews.
Aktualisht në spitalet e Vranjës për Kovid po trajtohen 66 pacientë, ndërsa me mbështetje oksigjeni janë 44 prej tyre.
Gjatë ditës së kaluar një pacient është shtruar në spital dhe 11 janë lëshuar nga spitali.
Në 24 orët e fundit në territorin e Qarkut janë konfirmuar 80 raste të infektimit me Covid – 19.
Numri i të infektuarve në baza ditore në Bujanoc ka disa ditë që është në rënie, për të cilin portali ynë ka shkruar më herët.




Leave a Reply

Your email address will not be published.