Bujanoc, 23. shkurt 2022. Prishtina nuk është vetëm kryeqytet i Kosovës, por edhe kryeqytet arsimor, ekonomik dhe shpirtëror i shqiptarëve në komunën e Preshevës, thotë kryetarja e kësaj komune, Ardita Sinani.
Pas takimit që Sinani pati me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, tha se Presheva dhe Prishtina do të bashkëpunojnë, veçanërisht në kuadër të Unionit të komunave shqiptare në rajon.
– Prishtina me dekada ka qenë qendra drejt së cilës gravitojnë preshevarët, duke filluar nga studentët, punëtorët, sipërmarrësit, zejtarët, artistët, shkrimtarët, mjekët, mësuesit, fermerët, të rinjët e pensionistë etj. Ajo qendra e zhvillimit tonë – tha Sinani
Ajo ka shtuar se me kryetarin e Prishtinës ka biseduar për projektet që do të realizohen në të ardhmen e afërt, pa treguar se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.