Shkruan: N Stevanoviq
Bujanoc, 23. shkurt 2022. Komuna e Bujanocit ka shpallur konkurs për dy pozita në Admini-stratën komunale, ndërsa kësaj radhe kërkohet një inspektor tatimor dhe një shofer. Gjatë punësimeve nga Administrata komunale në janar, vendim punësimi në kohë të pacaktuar kishte marrë një i afërm i kryetarit të komunës, Nagip Arifi.
Konkursi i fundit është shpallur më 21 shkurt dhe sërish bëhet fjalë për punësim në kohë të pacaktuar.
Kandidatët për vendin e inspektorit tatimor duhet të kenë arsim të lartë (240 ECTS) në fushën e ekonomisë apo juridikut, të paktën 5 vjet përvojë pune dhe të kenë dhënë provimin për punë në organet shtetërore.
Ky pozicion është në Departamentin e Administratës tatimore lokale.
Puna e shoferit kërkon arsim të mesëm në në profiling arsimor shoqëror ose teknik, patentë të kategorisë “B” dhe të paktën një vit përvojë pune në këtë profesion.
Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë.
Sipas tekstit të konkursit, bëhet fjalë për plotësimin e vendeve vakante në Administratën ko-munale.
Një muaj më pare, kur Komuna kishte punësuar në “punët e arsimit”, ishte pranuar një anëtar i familjes së presidentit Arifi.
Bujanovaçke edhe tani do ta përcjellë të gjithë procedurën dhe do ta informojë opinionin për rezultatin.
Konkursin e plotë mund ta shihni KËTU.