NË BUJANOC 6 TË PREKUR ME COVID – 19, NË NIVEL QARKU 69

Bujanoc, 24. shkurt 2022. Nga 284 të testuar të mërkurën për Covid – 19 në rrethin e Pçinjës, 69 janë pozitivë, ndërsa sipas raportit të fundit në Bujanoc janë konfirmuar 6 raste të reja.

Një ditë më parë u raportuan 16 persona të infektuar ndërkaq që nga fillimi i javës 34 banorë kanë rezultuar pozitivë në Covid – 19.

Numri i rasteve të konfirmuara të infektimit me Covid – 19 gjatë këtij muaji është 607.

Tabloja epidemiologjike është më e favorshme edhe në komunat e tjera të qarkut.

39 raste pozitive janë regjistruar në Vranjë dhe 11 në Surdulicë.

Numri njëshifror i të infektuarve është shënuar në Bujanoc dhe Vlladiçin Han 6, Preshevë 4, ndërsa në 24 orët e fundit janë sëmurë 2 banorë në Tërgovishtë dhe një në Bosilegrad.

Është ulur edhe numri i pacientëve në spitalet Kovid të Vranjës.

Aktualisht janë të shtruar 53 pacientë, të gjithë pozitivë me virus dhe kanë pneumoni, ndërsa 43 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.

Gjatë ditës së kaluar në spital janë shtruar 2 pacientë ndërsa 8 të tjerë janë lëshuar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *