PUNA E PËRHERSHME E SHOFERIT NË KOMUNË, E REZERVUAR PËR VËLLAUN E NAGIPIT

 

Bujanoc, 24. shkurt 2022. Vendet e punës në Administratën Komunale të Bujanocit, për të cilën është hapur konkursi më 21 shkurt, tashmë janë rezervuar për njerëzit e kryetarit Nagip Arifi, njëri prej të cilëve është vëllai i tij, sipas disa burimeve në portalin tonë nga komuna.

Sipas portalit tonë, vendi i punës në kohë të pacaktuar të inspektorit tatimor duhet t’i jepet bashkëshortes së Rahim Rahimit, këshilltar i PD-së së Arifit.

Ajo tashmë punon në Administratën komunale, por në një punë tjetër.

Megjithatë, pengesë për punësimin e saj të përhershëm është kushti i përvojës pesëvjeçare të punës, siç parashihet me konkurs.

Siç mësojmë, atë kusht e plotëson një kandidat tjetër i mundshëm i cili po ashtu punon në Administratën komunale me kontratë me afat të caktuar dhe për të cilin po lobon një nga anëtarët e koalicionit serb rreth SNS-së.

Ndryshe nga kjo punë, nuk ka dilema për vendin e shoferit.

Ai vend është i rezervuar, siç thonë në Komunë, për vëllain e Nagip Arifit.

Ai po ashtu tashmë është duke punuar në Komunë me kontratë në afat të caktuar.

Një anëtar i familjes së kryetarit të komunës në janar ka marrë punë të përhershme në Administratën komunale, për të cilën Bujanovaçke tashmë ka shkruar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *