Bujanoc, 25. shkurt 2022. Në Bujanoc gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 10 raste të reja të infektimit me Covid – 19, thuhet në raportin e fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.
Për katër ditë janë raportuar 44 të infektuar rishtas, ndërsa gjatë muajit shkurt 617 banorë të Bujanocit janë sëmurë me Covid – 19.
Nga fillimi i epidemisë në territorin e komunës së Bujanocit janë regjistruar 3962 raste.
Sipas raportit të24 orëve të fundit, në rrethin e Pçinjës janë testuar 314 persona, me ç’rast u konfirmuan 63 raste të reja me Covid – 19.
Më së shumti të infektuar ka Vranja (32) dhe Bujanoci (10).
Të pasuar nga Vlladiçin Hani me 7, Surdulica me 6, Presheva me 4, Bosilegradi me 3 dhe Tërgovishta me një rast të prekur me Covid – 19.
Në spitalet Kovid të Vranjës për trajtim janë shtruar 51 pacientë, ndërsa 41 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.
Në 24 orët e fundit për trajtim spitalor janë shtruar 5 pacientë ndërsa nga spitali janë liruar6 pacientë.