KOMUNA NUK E DEMANTON SE KONKURSI PËR PUNËSIM ËSHTË I TRUKUAR

 

Shkruan. N. Stevanoviq

Bujanoc, 25. shkurt 2022. Askush nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryetarit të Bujanocit, Nagip Arifi, nuk i ka mohuar pretendimet se konkursi për dy vende të punës në Administratën Komunale është manipuluar dhe se vëllai i Arifit do ta marrë vendin e punës në kohë të pacaktuar.

Rastin për ta demantuar këtë lajm dhe për ftesën për t’i komentuar informatat jozyrtare edhe për një konkurs të trukuar, Bujanovaçke i kanë drejtuar shefit të kabinetit të kryetarit të komunës, Sali Salihut, por ai nuk është përgjigjur.

As Kryeshefi i Administratës komunale – Nasim Rexhepi, i cili ka nënshkruar tekstin e konkursit të publikuar më 21 shkurt, nuk është përgjigjur në pyetjen nëse konkursi është i manipuluar dhe nëse vendet tashmë janë rezervuar për njerëzit e Arifit, njëri prej të cilëve është vëllai i tij.

Bujanovaçke të enjten kanë publikuar informacione nga një burim nga Komuna se vëllai i Arifit me siguri do ta marrë punën e shoferit në Administratën komunale për kohë të pacaktuar.

Sipas informacioneve jozyrtyre thuhet se për pozitën e inspektorit tatimor janë dy kandidate – njëra është gruaja e Rahim Rahimit, këshilltar nga Partia Demokratike e Arifit, ndërsa për tjetrën është duke u lobuar te kryetari i komunës nga bashkëpunëtori i tij i ngushtë në Administratën komunale, i cili njëherit është anëtar i koalicionit opozitar rreth Partisë Progresive Serbe (SNS).

Administrata komunale hapi konkursin për plotësimin e vendeve të lira në dhjetor, gjë që doli të ishte thjesht formalitet, kur një anëtar i familjes së Arifit e mori vendin e punës në janar, ashtu siç kishte paralajmëruar Bujanovaçke.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *