Bujanoc, 28. shkurt 2022. Tre punonjës të Administratës komunale të Bujanocit janë arrestuar të hënën herët në mëngjes me urdhër të Departamentit Special për Luftimin e Korrupsionit të Prokurorisë së lartë publike në Nish, mëson Bujanovaçke.
Sipas TV Spektrit ata dyshohen për korrupsion.
Në mesin e të arrestuarve ka edhe serbë edhe shqiptarë.
Gjatë ditës Bujanovaçke do t’i informojë lexuesit për detajet e aksionit.