Bujanoc, 28. shkurt 2022. Sipas raportit të fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, në 24 orët e fundit në Bujanoc nuk ka pasur asnjë rast të ri me Covid – 19.
Një ditë më parë janë raportuar 2 raste, ndërsa nga fillimi i muajit me Covid – 19 në Bujanoc janë prekur 622 persona.
Për shkak të përmirësimit të situatës epidemiologjike, Ambulanca Kovid në Bujanoc punon në mënyrë të rregullt deri në orën 20:00 ndërsa të dielave nuk bëhet testimi për kovid.
Për të dytën javë radhazi, në qarkun e Pçinjës është shënuar rënie e numrit të të testuarve dhe të infektuarve me Covid – 19 19.
Gjatë ditës së kaluar janë testuar 141 persona, ndërsa me Covid-19 janë konfirmuar 30 raste.
Numri dyshifror i të prekurve është regjistruar në Vranjë – 21.
Pasohet nga Vlladiçin Hani me 4, Presheva me 3 dhe Surdulica me 2 raste.