fbpx

ALTERNATIVA: KAMBERI I KA NDARË SHQIPTARËT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 1. mars 2022. Partia Alternativa për ndryshim, e udhëhequr nga Shqiprim Arifi, thotë se Shaip Kamberi dhe Partia e tij për veprim demokratik (PVD) më në fund ia dolën ta përmbushin qëllimin e tyre dhe të shantazhojnë faktorin politik shqiptar në Bujanoc dhe Preshevë. Formimi i “Koalicionit të shqiptarëve të Luginës” i përbërë nga PVD e Kamberit, PD e Nagip Arifi dhe LPD e Shqiprim Musliut, për Alternativën është një “akt politik vulgar që cenon marrëveshjen e Tiranës”.

“Alternativa konsideron se lista zgjedhore “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, e krijuar nga PVD-ja, duke shantazhuar dhe detyruar partnerët e saj në pushtetin lokal në Bujanoc për t’u bërë pjesë e kësaj liste dhe shkeljes flagrante të parimeve dhe marrëveshjeve, pasqyron qartazi qasjen tendencioze të kryetarit të PVD-së dhe agjendës ekonomike – politike mbi bashkimin kombëtar të shqiptarëve”, thuhet në komunikatën e Alternativës pas shpalljes së marrëveshjes së arritur mes Kamberit, Arifit dhe Musliut për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare.

Alternativa ka insistuar gjithmonë, siç thonë ata, në respektimin e parimeve dhe kritereve nga marrëveshja e arritur në Tiranë në prag të zgjedhjeve të vitit 2020, sipas të cilës ishin bashkuar pesë partitë shqiptare.

“Randitja e kandidatëve në listë është dashur të bëhet sipas forcës politike në Luginën e Preshevës. Pas kësaj qëndronte Lëvizja për Reforma, ndërsa partitë e tjera, ndonëse gjatë bisedimeve konfirmuan parimet e marrëveshjes së Tiranës, u përballën me shantazhin e kryetarit të PVD-së se do të rrëzonte koalicionin qeverisës në Bujanoc nëse ai nuk do të ishte i pari në listëne përbashkët.

Sipas tyre, lista të tilla, të bazuara në shantazhe politike dhe që përjashtojnë faktorët relevantë të shoqërisë shqiptare, “nuk përfaqësojnë vullnetin dhe aspiratat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

Alternativa thotë se kanë filluar negociatat me Lëvizjen për reforma, një parti tjetër nga Presheva dhe hapa konkretë për krijimin e listës zgjedhore, të cilën Bujanovaçke e ka paralajmëruar të hënën.




Leave a Reply

Your email address will not be published.