fbpx

ARRESTIMET NË BUJAOC PËR SHKAK TË LEJEVE NDËRTIMORE JOLEGALE

Bujanoc, 28. shkurt 2022. Sot në Bujanoc janë arrestuar punonjësit e Administratës komunale A.XH. (1984), J.P. (1957) dhe R.A. (1982) për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, përkatësisht se kanë legalizuar objekte që nuk kanë mundur të legalizohen.

Siç është bërë e ditur nga MPB, A. XH. akuzohet se gjatë korrikut dhe gushtit 2020 ka lëshuar vendime për leje ndërtimi për tre objekte, ndonëse këto ishin objekte të ndërtuara që nuk mund të legalizoheshin, sepse janë ndërtuar pas vitit 2015, d.m.th. pas hyrjes në fuqi të Ligjit për legalizimin e objeteve.

Dyshohet se në këtë mënyrë u ka mundësuar investitorëve lidhjen e objekteve të ndërtuara pa leje në rrjetin elektrik, ujësjellës-kanalizim, regjistrimin në Kadastrën e patundshmërive dhe shitjen e hapësirës banesore dhe afariste, thuhet në njoftim.

Dyshohet se J. P. në maj të vitit 2021 ka dorëzuar një njoftim në Komunën e Bujanocit, ku thuhet se nga inspektimi është konstatuar se inçizimi i themeleve të ndërtuara i përgjigjet gjendjes në terren, edhe pse objekti banesor – afarist ishte ndërtuar në vitin 2020.

R.A. akuzohet se në nëntor të vitit 2021 ka dorëzuar një njoftim në Komunën e Bujanocit, ku thuhet se inspeksioni ndërtimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se inçizimi i themeleve i përgjigjet gjendjes në terren, edhe pse objekti banesor dhe afarist ishte ndërtuar në 2019.

“Gjithashtu, në mënyrë të njëjtë J.P. dhe R.A. kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për planifikim dhe ndërtim, gjegjësisht nuk kanë paraqitur kallëzim penal ndaj investitorëve të objekteve të përmendura, edhe pse në procesverbal kanë deklaruar se objektet janë duke u ndërtuar pa leje ndërtimi”, thuhet në deklaratë.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.

Aksioni është kryer nga pjesëtarë të Ministrisë së punëve të brendshme, Departamentit për luftën kundër korrupsionit të UKP-së, në bashkëpunim me Agjencinë për siguri dhe informim, me urdhër të Departamentit të posaçëm për eliminimin e korrupsionit të Prokurorisë së lartë Publike ne Nish.

Më herët gjatë ditës së sotme Bujanovaçke ka raportuar se njëri nga të arrestuarit deri në vitin 2020 ka qenë kryeshef i Drejtoratit komunale për urbanizmit, ndërsa tjetri inspektor ndërtimor.




Leave a Reply

Your email address will not be published.