KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS KA FILLUAR ME GRUMBULLIMIN E NËNSHKRIMEVE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 28. shkurt 2022. Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik (PVD), Partia demokratike (PD) dhe Lëvizja për progres demokratik (LPD), ka nisur mbledhjen e firmave për listën për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit.

– Ftohen të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës dhe Bujanocit që me nënshkrimet e tyre ta mbështesin listën “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” – thuhet në njoftim.

Siç njoftoi Bujanovaçke të hënën, partitë shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva nuk do të garojnë të bashkuara në zgjedhjet e ardhshme, siç ishte në vitin 2020, por do të garojnë në dy lista, njëra prej të cilave është Koalicioni i shqiptarëve të Luginës , të përbërë nga partia e Shaip Kamberi (PVD), e Nagip Arifit (PD) dhe Shqiprim Musliut (LPD).

Alternativa për Ndryshim dhe Lëvizja për reforma pritet të publikojnë së shpejti listën e tyre zgjedhore.

Nënshkrimet për “Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës” do të mblidhen sot në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc dhe në selinë e Partisë për veprim demokratik në Preshevë nesër deri nga ora 16.

Sipas Ligjit për Zgjedhjen e deputetëve popullor për ta mbështetur Listën Zgjedhore të pakicave kombëtare nevojiten 5000 deklarata të vërtetuara të zgjedhësve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *