Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 28. shkurt 2022. Partitë shqiptare nuk do të bashkohen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por me shumë gjasa do të garojnë në dy lista zgjedhore, njëra prej të cilave është “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” i përbërë nga Partia për veprim demokratik (PVD) e Shaip Kamberit, Partia demokratike (PD) e Nagip Arifit dhe Lëvizja për progres demokratik (LDP) e Shqiprim Musliut.
Për dallim nga zgjedhjet e vitit 2020, në këtë koalicion mungon Alternativa për ndryshim e Shqiprim Arifit dhe Lëvizjes për reforma, të cilat pritet të formojnë listën e tyre zgjedhore, i është konfirmuar Bujanovaçkes.
Dalja në zgjedhje në dy kampe, njëri i udhëhequr nga PVD-ja dhe tjetri Alternativa për ndryshim, është rezultat i një konflikti mes dy partive për vendin e parë në listë, për të cilin Bujanovaçke tashmë ka shkruar disa herë.
Se është arritur marrëveshja për “Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës”, në të cilin nuk është Alternativa për ndryshim dhe Lëvizja për reforma, këtë sot e konfirmoi PVD.
– Marrëveshja e nënshkruar sot është rezultat i bisedimeve mes subjekteve politike shqiptare dhe një përgjigje ndaj veprimeve dinjitoze dhe profesionale të deritanishme në nivel parlamentar. Kjo është vazhdimësi e betejës politike për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës – thonë në PVD.
Në zgjedhjet e fundit, lista e vetme prej pesë partive shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva fitoi 26.500 vota dhe fitoi tre mandate parlamentare – rezultati më i mirë deri më tani.