NË BUJANOC 4 RASTE POZITIVE ME COVID – 19

Bujanoc, 2. mars 2022. Gjatë ditës së djeshme infeksioni me COVID-19 është konfirmuar te 4 persona të tjerë nga Bujanoci, thuhet në raportin e fundit nga Enti për mbrojten e shëndetit publik në Vranjë.

Në dy ditët e fundit me covid – 19 janë prekur 8 banorët ë kësaj komune

Që nga fillimi i epidemisë në Bujanoc, 3975 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në Covid – 19.

Në 24 orët e fundit në territorin e qarkut të Pçinjës janë testuar 254 persona ndërsa me Covid – 19 janë diagnostikuar 37 persona, përkatësisht 14.5 për qind e të testuarëve.

Më së shumti raste pozitive u shënuan në Vranjë – 20, pasuar nga Surdulica me 5 dhe Bujanoci me 4.

Vlladiçin Hani, Presheva, Bosilegrad dhe Trgovishta kanë nga dy raste të konfirmuara.

Në spitalet Kovid të Vranjës janë shtruar 33 pacientë, ndërsa me oksigjen janë testuar 18 pacientë.

Gjatë ditës së kaluar për trajtim spitalor janë shtruar 2 pacientë ndërsa 3 janë lëshuar nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *