Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 04. mars 2022. (Foto FB Alternativa) – Kryetari i Alternativës për ndryshim, Shqiprim Arifi, ish-kryetar i komunës së Preshevës, do të jetë i pari në listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare të dy partive shqiptare, Alternativa për ndryshim dhe Lëvizjes për reforma, kanë konfirmuar për Bujanovaçke në këtë parti.
Sipas kryetarit të Këshillit lokal të Alternativës në Bujanoc, Arbër Pajaziti, nënshkrimet për listën zgjedhore tashmë janë mbledhur dhe pritet që gjatë ditës t’i dorëzohen Komisionit republikan zgjedhor (KRZ).
– Për tre ditë morëm mbështetjen e 6000 qytetarëve dhe me ligj duhen 5000 nënshkrime. Në listën tonë do të jenë 10 kandidatë për deputetë – thotë Pajaziti.
Ai nuk ka përmendur kandidatët e tjerë, por ka konfirmuar se në vendin e dytë të listës është Sami Salihi, kreu i Lëvizjes për reforma.
Partitë shqiptare do të shkojnë në zgjedhje në dy kolona, pas dështimit të negociatave për vendin e parë në listën e përbashkët, për shkak të përplasjeve mes Alternativës dhe Partisë për veprim demokratik të Shapi Kamberit, siç ka raportuar Bujanovaçke më herët.
Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, i përbërë nga PVD, Partia demokratike (PD) e Nagip Arifit dhe Lëvizja për progres demokratik (LPD) e Shqiprim Musliut, ende po mbledh nënshkrime për listën zgjedhore.